Eliza Hoxha reagon për vdekjen e regjisores Kraja: Ma këpute shpirtin - Bota Sot
Eliza Hoxha reagon për vdekjen e regjisores Kraja: Ma këpute shpirtin

Mediale Vip

Eliza Hoxha reagon për vdekjen e regjisores Kraja: Ma këpute shpirtin

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:55
Eliza Hoxha dhe Arzana Kraja

Regjisorja e njohur kosovare, Arzana Kraja, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është gjetur e vdekur në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Për vdekjen e Arzanës kanë reaguar edhe shumë nga personazhet publike, e në mesin e tyre është edhe këngëtarja dhe deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha.

“Ah bre Arzanë kaq herët? Ma këpute shpirtin. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqëve”, ka shkruar këngëtarja Hoxha në postimin e saj të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Duhet theksuar se Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 – të PriFest. Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat