“Simpatik dhe me lekë”, Roza Lati ka këto kërkesa për mashkullin ideal

Mediale Vip

“Simpatik dhe me lekë”, Roza Lati ka këto kërkesa për mashkullin ideal

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Roza Lati

Moderatorja simpatike Roza Lati është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo herë pas here publikon foto nga përditshmëria e saj apo momente nga emisioni të cilin drejton.

Këtë herë ajo ka publikuar një këngë në ‘Instastory’, e cila i drejtohet një djali sy bojëqielli, simpatik dhe me lekë.

“I bukur simpatik, me sy bojëqielli po kalon. Hajde zemra e vogël më trego pak ku po shkon. Ke dhe lekë gjithë ky çun, po kush t’ka lon ty në kom. Në telefon është mami se ka shkuar edhe pak vonë”, janë disa nga fjalët e këngës.

Mos ndoshta këto janë karakteristikat e mashkullit ideal të Rozës? Na mbetet të shohim të dashurin e moderatores në një të ardhme që të vemë re nëse përputhen apo jo këto karakteristika.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat