Rihanna ju kërkon falje gjithë njerëzve të saj të afërt: Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua - Bota Sot
Rihanna ju kërkon falje gjithë njerëzve të saj të afërt: Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua

Mediale Vip

Rihanna ju kërkon falje gjithë njerëzve të saj të afërt: Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 18:13
Rihanna

Rihanna duket se ka kaluar një vit të vështirë dhe këtë gjë e ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ përmes një postimi emocionues.

Fituesja e çmimit ‘Grammy’ ka publikuar një ‘selfie’ dhe përmes saj ka dhënë një mesazh për gjithë njerëzit e saj të afërt.

“Për të gjithë miqtë/ familjarët/ bashkëpunëtorët që nuk u jam përgjigjur këto muajt e fundit… ju lutem më falni. Ky vit ka qenë shumë i vështirë për mua dhe po punoj për të ashtuquajturën balancë”, ka shkruar Rihanna përkrah fotos së saj.

Pavarësisht këtyre fjalëve, këngëtarja shfaqej në formë perfekte në foto ashtu si çdo herë tjetër. Këtë vit Rihanna ka qenë mjaft e angazhuar me punë, për shkak se marka e saj ‘Fenty’ ka pasur shumë sukses.

Këngëtarja ka pasur shumë shitje me linjën e saj ‘Fenty Beauty’ dhe me atë të të brendshmeve ‘Savage x Fenty’. Mesa duket ajo nuk do të ndalet në ndërtimin e perandorisë së saj, ndaj këto kohë kanë qenë mjaft të lodhshme për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat