Meghan dhe Harry nuk preferojnë të festojnë me familjen, mund ta kalojnë Krishtlindjen në Amerikë - Bota Sot
Meghan dhe Harry nuk preferojnë të festojnë me familjen, mund ta kalojnë Krishtlindjen në Amerikë

Mediale Vip

Meghan dhe Harry nuk preferojnë të festojnë me familjen, mund ta kalojnë Krishtlindjen në Amerikë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 19:41
Meghan dhe Harry

Për pushimet e fundvitit të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore bashkohen në shtëpinë e Mbretëreshës Elizabeth, Sandrigham.

Kjo gjë është kthyer në një lloj tradite, të cilën Meghan dhe Harry duket se nuk do e ndjekin. Burime të sigurta pranë dukës dhe dukeshës kanë treguar për “Vanity Fair” se ka shumë mundësi që ata të dy bashkë me djalin e tyre, Archie, ta kalojnë sezonin e festave në SHBA.

“Plani nuk është finalizuar akoma. Meghan dhe Harry do të jenë në Amerikë për Ditën e Falenderimeve në fund të këtij muaji dhe ka shanse që ata të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë, që do të thotë se mund të humbasin Krishtlindjen”, kanë thënë burimet.

Ndërsa “The Sun” ka raportuar se Duka dhe Dukesha e Sussex mund ta kalojnë Krishtlindjen në shtëpinë e tyre në Windsor.

Sipas tyre Meghan dhe Harry kanë shumë nevojë për qetësi, për të vendosur se çfarë do të bëjnë vitin tjetër dhe nëse nuk do të bashkohen me të tjerët në shtëpinë e mbretëreshës kjo do të tregojë edhe një herë se ata po ndjekin një tjetër rrugë larg pjesëtarëve të familjes. Megjithatë Meghan dhe Harry nuk do të jenë të parët që e bëjnë këtë gjë, sepse edhe Kate e William në vitin 2012 e kaluan Krishtlindjen me familjen e Middleton në Bucklebury.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat