Si gjithmonë, Jennifer Lopez na tregon modelin e flokëve më ‘IN’ të momentit

Mediale Vip

Si gjithmonë, Jennifer Lopez na tregon modelin e flokëve më ‘IN’ të momentit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 20:11
Jennifer Lopez

Burim frymëzimi do të jetë gjithmonë Jennifer Lopez.

50-vjeçarja duket të jetë shembull edhe për stilistët e flokëve, të cilët frymëzohen prej saj. Këtë vjeshtë, ajo na vjen me modelin më të ri të flokëve, që me siguri shumë shpejt do të kthehet në të preferuarin e këtij sezoni.

Në fakt stili “bob” prej një viti vazhdon të pëlqehet nga vajzat e famshme, por ajo çfarë propozon Lopez është një model flokësh “bob asimetrik”. Krehja e flokëve duhet të ketë një ndarje të thellë anësore për t’u bërë edhe diferenca. Edhe ngjyra e flokëve të J.Lo duket ideale për këtë kohë.

Si thoni vajza, do të ndiqni J.Lo?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat