Sot miq të mirë, por dikur këngëtari i huaj i ka kërkuar Angela Martinit që të shkonin ne hotel - Bota Sot
Sot miq të mirë, por dikur këngëtari i huaj i ka kërkuar Angela Martinit që të shkonin ne hotel

Mediale Vip

Sot miq të mirë, por dikur këngëtari i huaj i ka kërkuar Angela Martinit që të shkonin ne hotel

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 07:41
Angela Martini

Modelja e njohur Angela Martini ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth librit të saj të parë të titulluar “Dashuri, shpresë, dritë”.

Përpos historive të vështira që trajtohen në libër Angela Martini është pyetur edhe në lidhje me jetën e saj personale dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

Para disa kohësh ajo është përfolur në lidhje me një marrëdhënie të mundshme me këngëtarin Craig David, por sot Angela në Soirée i ka mohuar këto thashetheme dhe tha që asnjë gjë nuk ka patur mes tyre, por nuk ka mohuar faktin që ai para se të bëheshin miq të mirë e ka ngacmuar, madje i ka kërkuar që të shkonin në hotel.

“Në fillim kur e takova isha në Maimi dhe jemi zënë që në takimin e parë. Isha në një party edhe erdhi të më fliste edhe më tha ‘e di çfarë, hajde shkojmë tek hoteli im dhe nesër shkojmë bëjmë shopping’. Unë i thash ‘çfarë mendon ti se jam unë? Dhe ai më tha që ‘jo, jo mos bëj drama”, ka treguar modelja e njohur Angela Martini.

Më tej ajo ka treguar se sot janë miq shumë të mirë dhe asgjë nuk na ndodhur mes tyre. Madje modelja ka treguar se nga kjo sjellje bëri që të fitonte respektin e artistit të njohur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat