Rita Ora i bashkohet kauzës kundër bulizmit ndaj personave që nuk i cilësojnë të bukur

Mediale Vip

Rita Ora i bashkohet kauzës kundër bulizmit ndaj personave që nuk i cilësojnë të bukur

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 21:33
Rita Ora

Rita Ora është pjesë e kampanjës së “Rimel” kundër bulizmit.

Kompania “Rimel London” përmes një kampanje bëjnë thirrje që secili të jetë i lirë të shprehet pa frikë dhe të jetë vetëvetja.

Pjesë e kësaj kampanje është edhe Rita Ora, e cila njëherësh është imazh i këtij brendi tash e sa vite.

“Ne me të vërtetë thjesht duam të ndriçojmë faktin se sulmet në internet nuk janë në rregull. Unë mendoj se është e mahnitshme që kam mundësinë për të xhiruar me njerëz që kanë personalitete kaq të veçantë dhe sensin e individualitetit. Kjo është diçka që ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e karrierës sime deri më tani”, ka thënë Rita Ora.

Rita e cilëson shumë të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë kampanjë, ndërsa këshilla e saj është “mos ndrysho se kush je. Sepse pasi të ndryshoni se kush jeni, ju humbni atë që jeni”.

Për ndryshe, vitin e kaluar 115 milionë imazhe janë fshirë nga rrjetet sociale, pikërisht për shkak të bulizmit.

“Rimel” në bashkëpunim me fondacionin “Cybersimale” kanë porositur një studim global për të hetuar çështjen e bulizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat