Bëhuni gati për të dielën, zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e stadiumit të ri

Mediale Vip

Bëhuni gati për të dielën, zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e stadiumit të ri

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 06:38
Arkiv

Të dielën do të luhet ndeshja e parë në stadiumin e ri “Air Albania”. Më datë 17 nëntor, do të mbahet edhe ceremonia e përurimit të stadiumit ku do të performojnë përpara ndeshjes Shqipëri-Francë, disa artistë shqiptarë.

Burime për Anabel kanë zbuluar se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit. Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas Era Istrefit, do të jetë radha e Florit me këngën “Kuq e Zi je ti”, pa Elvana Gjatën. Kush më mirë sesa Aurela Gaçe për të kënduar “Xhamadani vija vija” më 17 nëntor?

Ndërkohë, sa i përket himneve kombëtare, Juliana Pasha do të këndojë “Himnin e flamurit”, ndërkohë Besa Kokëdhima duke qenë se ka studiuar dhe jetuar në Francë, do t’i besohet "La Marseillaise”, për francezët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat