Ja si duket Mila Kunis pa grim

Mediale Vip

Ja si duket Mila Kunis pa grim

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 09:00
Mila Kunis

Aktorja Mila Kunis (36) është një nga ato yjet që pa problem shëtit e parregulluar nëpër qytet me një veshje të përditshme. Paparacët "e kapën" atë në Los Angeles pa grim ndërsa po kryente punë në qytet.

Në një xhaketë të zezë të mbyllur, xhinse dhe këpucë, ajo ecte drejt automobilit të saj.

Ajo dhe bashkëshorti Ashton Kutcher (41) kohët e fundit thanë se nuk do t’i linin fëmijëve të tyre trashëgimi, sepse nuk dëshironin që ata ta jetonin një jetë të privilegjuar.

“Fëmijët e mi e kanë një jetë të privilegjuar dhe as nuk janë në dijeni për këtë. Dhe ata kurrë nuk do ta dinë, sepse kjo është e vetmja gjë që e kanë mësuar. Unë nuk do të hap llogari kursimesh për ta. Do t'i japim paratë për bamirësi ose diçka të tillë", tha Ashton. Kështu bashkëshortët duan t'i motivojnë fëmijët që të punojnë dhe të fitojnë para vetë.

Dy vjet më parë, ajo madje tha që fëmijëve nuk u blejnë dhurata.

“U dakorduam për këtë vetëm tani, sepse kur fëmijët janë të rinj, nuk ka logjikë. Vitin e kaluar i festuam Krishtlindjet, Wyatt ishte dyvjeçe dhe kjo ishte tashmë shumë. Nuk i dhamë asaj asgjë, por gjyshërit i dhanë. Fëmija nuk e pret një dhuratë. Ata nuk dinë se çfarë të presin, vetëm e dinë se do të marrin diçka”, - tha Mila në vitin 2017. Çifti e ka vajzën Wyatt (5) dhe djalin Dimitri (2).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat