Dua Lipa përkah aktorit të njohur indian

Mediale Vip

Dua Lipa përkah aktorit të njohur indian

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:22
Dua Lipa dhe Shah Rukh Khan

Për herën e parë në karrierën e saj këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundi ka performuar në Dubai.

Pas kësaj performance, Dua do të performojë edhe në Indi.

Nga vizita e saj në Mumbai,  Dua është takuar me aktorin e njohur indian, Shah Rukh Khan me të cilin ka realizuar disa fotografi, të cilat i ka publikuar aktori në Facebook.

Si mbishkrim të fotografive aktori ka shkruar se Dua përveç zërit ajo është simpatike dhe e bukur.

“Kam vendosur ta jetoj jetën me “Rregulla të reja”, dhe kush më mirë të mi mësojë se Dua Lipa vet. Çfarë zonjushe sharmante dhe e bukur, dhe zëri i saj gjithashtu. I uroj gjitha të mirat për koncertin e sotëm. Dua nëse mundesh, provoj disa nga hapat që të mësova në skenë”, ka shkruar aktori në Facebook.  

Me të arritur në Mumbai, Dua ka publikuar disa fotografi të bukura për gjithë fansat e saj. Ndryshe, “Don’t Start Now” titullohet kënga e re e nga Dua Lipa, e cila deri tani numëron më shumë se 34 milionë klikime në kanalin zyrtar Youtube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat