Violinisti Shkëlzen Doli do t’i interpretojë himnet në ndeshjen Kosovë-Angli

Mediale Vip

Violinisti Shkëlzen Doli do t’i interpretojë himnet në ndeshjen Kosovë-Angli

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 23:36
Shkëlzen Doli

Ndeshja e të dielës, Kosovë – Angli, ka tërhequr vëmendjen e madhe jo vetëm të opinionit në Kosovë, por edhe atij botëror.

Mikpritja e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës ndaj tifozëve të shumtë anglezë, por edhe flamujt dhe pankartat për mirëseardhjen e Tre Luanëve kanë bërë që Kosova të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat britanike.

Ndërkohë, organizimi i ndeshjes është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme – thuhet në një njoftim të FFK-së.

Derisa me praninë e tij këtë ngjarje do ta nderojë edhe violinisti i njohur shqiptar, anëtar i Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, i cili do të bëjë interpretimin e himneve në ndeshje, gjë e cila pa dyshim do të jetë emocionuese.

Kosova është nikoqire e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën me fillim nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat