Prezantuesja Blerona Zeqiri flet për të fshehtat e VIP-ave dhe historinë e saj me Cozman

Mediale Vip

Prezantuesja Blerona Zeqiri flet për të fshehtat e VIP-ave dhe historinë e saj me Cozman

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 00:19
Blerona Zeqiri

Blerona Zeqiri ka qenë e ftuar në “Shiko Kush LUAN” këtë të shtunë, ku u përball me sfidën ‘Tango’. Teksa kërcente me një nga balerinët profesionist të spektaklit, Bleronës i është dashur të japë disa përgjigje për pyetjet ‘pikante’.

Duke qenë se ka intervistuar një pjesë të mirë të personazheve të njohur, Zeqiri ka zbuluar shumë për disa prej tyre.

Pyetur se cili nga emrat e njohur ka qenë më i lirshëm e pa komplekse gjatë intervistës, Blerona ka thënë emrin e Robert Berishës. Për sa i përket personazhit më mendjemadh, Zeqiri ka përmendur emrin e Flori Mumajesit. “Personazhi më pis?”, ka qenë pyetja e fundit, të cilës Blerona i është përgjigjur me humor: “Ledri, meqë ka bërë dhe këngën”.

‘Ndaje ose haje’ ka qenë një tjetër sfidë ku moderatorja ka sqaruar një nga temat më të diskutuara për jetën e saj personale: a ka qenë apo jo e lidhur me Cozman. “Nuk ka patur asgjë”, është përgjigjur Blerona, duke hedhur poshtë lajmet për romancën mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat