Genc Prelvukaj bën shkrim të veçantë për mikëpritjen e anglezëve në Kosovë

Mediale Vip

Genc Prelvukaj bën shkrim të veçantë për mikëpritjen e anglezëve në Kosovë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:50
Genc Prelvukaj

Sot zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë.

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë, shkuan lajmi.net.

Paraqitja e Kombëtares së Kosovës po pritet me padurim nga të gjithë shqiptarët e reagimet e ndryshme në rrjete sociale për t’iu uruar fat nuk kanë munguar.

Mysafirëve në fakt u është organizuar një pritje madhështore e lidhur me të ka pasur shkrime të ndryshme.

Një të veçantë e ka postuar në Facebook sot Genc Prelvukaj dhe të plotë ua sjellim në vazhdim:

Mikpritja është virtyt i lartë i një njeriu dhe nëse kjo manifestohet kolektivisht atëherë është virtyt i një populli.
Vendosja e posterave dhe banerëve në respekt të lojtarëve më ngjyrë, mund të ju duket e ekzagjeruar por mbi të gjitha ka një super efekt. Instalon logjikën e luftës kundër racizmit në popull dhe kjo është gjë e jashtëzakonshme. Rritet dhe edukohet një brez i tërë, me një shembull se di nuk duhet të urrehet një njeri për shkak të ngjyrës.

Vendosja e posterave dhe banerave në shenjë mirëseardhjeje të ekipit anglez, ndikon në edukimin e brezave të rinj, kundër ksenofobisë që nënkupton eliminimin e urrejtjes apo qasjes negative ndaj popujve tjerë.

Shfaqja e simpatisë publike ndaj ekipit përfaqësues të Anglisë krijon një përshtypje të mirë, një ndryshim mendimi në aspekt pozitiv për secilin të huaj që ka ende vision që Kosova është vend i pasigurt, një ambient i rrezikshëm, fanatik dhe vend që ka dalë nga lufta. Ky është injeksion i mirë për rritjen e turizmit.

Pritja e mirë e tifozëve anglezë krijon një kulturë popullore që lufton në rrënjë huliganizmin, të cilin vendet tjera përreth e kanë në masë shqetësuese. Huliganizmit i prehen këmbët në momentin që mikpritja e tifozëve të huaj kthehet në kulturë përbrenda një shoqërie.

Bashkimi në festë i dy tifozërive, mikpritja e tyre, respekti i shfaqur, qetësia popullore, thirrjet kundër racizmit etj tregojnë një kulturë shumë më ndryshe nga ajo cfarë fqinjët tanë kanë tentuar të na paraqesin nëpër botë. Kjo ka rezultuar edhe me pushtimin e ballinave në gazetat e Evropës dhe kjo është reklama më e mirë dhe një nder që mund t’i bëjmë vendit.

Ky nuk është servizilizëm. Servilizëm është festimi i fitoreve politike të partive dhe individëve të shteteve të huaja, nëpër rrugë sic ka ngjarë me parë. Ose ngritja e lapidareve të viktimave përgjate konflikteve politike të brendshme në shtete të huaja, të cilat asbolutisht nuk kanë të bejne me ne. Kjo është për faqe të zezë ndërsa kjo që ndodh me anglezët tani është një gjë e bukur dhe që ka ndikim pozitiv në shumë dimensione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat