Angela Martini nuk quhet Angela?? Ja si e ka emrin e vërtetë!! - Bota Sot
Angela Martini nuk quhet Angela?? Ja si e ka emrin e vërtetë!!

Mediale Vip

Angela Martini nuk quhet Angela?? Ja si e ka emrin e vërtetë!!

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 19:06
Angela Martini

 

Edhe pse nuk ka dalë asnjëherë nga vëmendja ( doemos, megjithëse ka hequr dorë nga modelimi, mbetet një prej shqiptareve më të njohura në botë), Angela Martini së fundi është sërish në titujt e parë të mediave rozë dhe kjo për shkak të librit të saj  “Dashuri, shpresë, dritë”.

Angela është e angazhuar me promovimin e tij e së fundi, ishte e ftuar tek “ Rudina“ në Tv Klan, ku foli për disa gjëra të lidhura me jetën e saj e të pasqyruara aty.

Ndërkohë, gjatë bisedës, u zbulua dhe një detaj “i papritur“: Angela tregoi se emri i saj i vërtetë nuk është me “G“: në pasaportë, ajo e ka të shkruar : “ Angjela“. Kështu kanë vendosur prindërit në fund, pas diskutimeve të gjata, kur njëri e donte me “j“ dhe tjetri jo. “E kam me “g“ dhe “j“, ka thënë modelja, duke e sqaruar këtë punë një herë e mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat