Këngëtarja e njohur ironizon Taynën: Mëson vjersha përmendësh, nuk bën rap

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur ironizon Taynën: Mëson vjersha përmendësh, nuk bën rap

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:22
Tayna

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka ironizuar projektin e fundit që ka sjellë Tayna.

Reperja publikoi një video "Freestyle", e cila duket se nuk i ka pëlqyer aspak Artës.

Me anë të një postimi në Instastory, këngëtarja shkruajti: "Freestyle? Me msu vjershën përmendësh freestyle, noo".

Ajo nuk e përcaktoi që i referohet drejtpërdrejtë Taynës, por dyshohet të jetë për të.

Ndërkohë reperja nuk ka bërë asnjë reagim për këtë dhe vazhdon të gëzojë suksesin e projekteve që ka sjellë kohët e fundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat