Flor Mumajesi ju rikthye muzikës, merr surprizën e veçantë nga fansat

Mediale Vip

Flor Mumajesi ju rikthye muzikës, merr surprizën e veçantë nga fansat

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:24
Flor Mumajesi

Pak javë më parë, këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi, u rikthye në muzikë me një hit kushtuar dashurisë dhe sigurisht që u pëlqye jashtë mase nga fansat e tij!

Madje këta të fundit e kanë surprizuar Florin duke i dhuruar një bllok plot me dedikime të ëmbla.

“Kur të mbushet shpirti plot”, shkruan Flori teksa publikon videon në Facebook për të falenderuar fansat e tij të zjarrtë.

Blloku i bërë enkas për Florin nis duke e quajtur kantautorin “Mrekullia ime”, dhe është e mbushur plot me fotot e fjalë të dashura për të.

“Thjesht t’du” ka vetëm një javë që është publikuar dhe që tani ka marrë më shumë se 3,5 milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat