Upss… e bëri përsëri! Blake Lively “zbras” serish Instagramin e saj

Mediale Vip

Upss… e bëri përsëri! Blake Lively “zbras” serish Instagramin e saj

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:43
Blake Lively

 

Nëse deri dje keni dashur të lundroni në faqen e Instagram-it të Blake Lively për të parë fotot e saj, duhet të dini që aktorja e Gossip Girl sapo ka fshirë të gjitha postimet (përfshirë imazhe super të lezetshme me Ryan Reynolds) përveç njërës . 

Nga sot, në Instagramin e Blake Lively shfaqet vetëm një postim që daton nga 19 shtatori me trailerin e filmit të tij të ri “The Rhythm Section”, i publikuar në Kanada më 22 nëntor 2019 ndërsa në Evropë duhet të arrijë në shkurt 2020. K

jo nuk është e parë që aktorja 32-vjeçare fshin gjithçka nga profili i saj për të promovuar ardhjen e një filmi të ri (ashtu siç kishte ndodhur tashmë në maj të vitit të kaluar në publikimin e filmit “A Simple Favor”), pavarësisht kësaj, çdo herë Lively bën një spastrim të gjitha kujtimeve të saj për të cilat na vjen gjithmonë keq.

Filmi “The Rhythm Section”, është adaptimi filmik i romanit të shkruar nga Mark Burnell ku protagonistë të filmit janë padyshim Blake Lively e ndjekur nga Jude Law dhe Sterling K. Brown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat