I janë përdorur fotografitë në Tinder, reagon Dajana Shabani: Do bëhesh pishman që ke lindur!

Mediale Vip

I janë përdorur fotografitë në Tinder, reagon Dajana Shabani: Do bëhesh pishman që ke lindur!

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:22
Dajana Shabani

Moderatorja dhe autorja e "Casa de los 3s", Dajana Shabani ka vënë re se emri i saj është përdorur në një aplikacion online.

"Tinder" quhet programi që mundëson njohje dhe takime, të cilat mund të arrijnë deri në lidhje dashurie.

Pasi ka vënë re se një vajzë e quajtur Frensis përdor fotografitë e saj, Dajana ka reaguar duke i bërë të qartë se do bëhet pishman për këtë veprim.

"Në aplikacionin Tinder janë përdorur fotot e mia nga e ashtuquajtura 'Frensis'. Frensis nëse të gjej, do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke dhe e fakultetit të mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnje", shkruajti Dajana në Instagram.

Kështu që, kushdo i sheh fotografitë e moderatores në Tinder duhet të kuptojë se janë përdorur nga një person tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat