“Unë kurrë nuk kam qenë e motivuar nga paratë” thotë Jennifer Lopez

Mediale Vip

“Unë kurrë nuk kam qenë e motivuar nga paratë” thotë Jennifer Lopez

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:30
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez flet në një intervistë të gjatë në revistën GQ për momentet e saj më të famshme, dallimet midis saj dhe karakterit të saj në filmin Hustlers.

Ajo shprehet: Unë kurrë nuk kam qenë e motivuar nga paraja," tha Lopez, duke e krahasuar veten me personazhin e saj Hustlers, Ramona.

Më pas artistja flet për filmin ‘Hustlers’ dhe tregon që nuk ka marrë asnjë para për të prodhuar dhe interpretuar këtë film: ‘E kam bërë falas, mbështetem tek vetja ime. Kjo është Jenny From the Block. Bëj atë që dua, bëj atë që dashuroj…’.

Ndër të tjera Lopez prek edhe temën e një femre në moshën 50-vjecare në Hollywood: ‘Femrat në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë artistet, përmirësohen shumë teksa rriten dhe maturohen. Ka shumë prova për këtë.

Shihni Meryl Streep, karriera e saj pati një hov pas moshës 40-vjecare. E njëjta vlen edhe për Tina Turner, Cher…me kalimin e moshës, ato lulëzuan në një mënyrë që nuk kishte ndodhur më parë. Nuk ka motiv për të pasur turp për moshën tënde, sidomos kur e bën për të mirën tënde. Dhe mos e quani rikthim, jemi këtu prej vitesh!”.

Në fund Jennifer flet për marrëdhënien e saj me Alex Rodriguez: “Jemi vërtetë të njëjtë, në ambiciet tona, në atë që duam… Jemi të dy punëtorë shumë të mëdhenj. Udhëhiqemi nga pasionet tona dhe kemi një respekt shumë të madh reciprok…’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat