Manjola Nallbani vjen me poza tërheqëse nga “Air Albania Stadium”

Mediale Vip

Manjola Nallbani vjen me poza tërheqëse nga “Air Albania Stadium”

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 21:42
Manjola Nallbani

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, ka marrë pjesë të dielën në inaugurimin e Stadiumit “Air Albania”, i njohur ndryshe si Arena Kombëtare.

Përveçse ka ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Francë, Nallbani ka qenë e ftuar edhe për të argëtuar të pranishmit me muzikë, në zonën VIP.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nag stadiumi, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një fustan të zi dhe xhaketë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

⚽️??❤️

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on

“Të këndoja mbrëmë në sallën “VIP” në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri – Arena Kombëtare “Air Albania” ishte sinqerisht emocion i veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Manjola në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.

Këngëtarja Nallbani është e njohur për zërin e saj të shkëlqyer dhe interpretimin e këngëve ‘live’, me çka edhe ka bërë që atmosfera aty ku ka kënduar të ishte në maksimum.

Përveç Manjolës, atë ditë kënduan edhe emra tjerë të njohur të skenës si: Era Istrefi, Flori, Aurela Gaçe, Besa, Juliana Pasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat