Kastriot Tusha i zhgënjyer, i drejtohet Ardit Gjebreas: Prita ftesë për të kënduar himnin

Mediale Vip

Kastriot Tusha i zhgënjyer, i drejtohet Ardit Gjebreas: Prita ftesë për të kënduar himnin

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 22:05
Ardit Gjebrea dhe Kastriot Tusha

Dy ditë më parë u bë inagurimi i stadiumit të ri “Air Albania”, ku performuan disa këngëtarë mes tyre Juliana Pasha e cila këndoi himnin kombëtar. Organizatori i performancës fantastike ishte moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea.

Mirëpo artisti i njohur, Kastriot Tusha në emisionin “Procesi Sportiv” është shprehur i zhgënjyer që nuk kishte marrë një ftesë për ta kënduar ai himnin.

“E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme. Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore. Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh Kastriot Tusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat