Melinda Ademi feston ditëlindjen e 24-të

Mediale Vip

Melinda Ademi feston ditëlindjen e 24-të

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:45
Melinda Ademi

Melinda Ademi tashmë është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera në trojet shqiptare.

Ajo vite më parë ishte e pranishme në spektaklin “American Idol”, e cila jo vetëm që befasoi jurinë e këtij shou, por mahniti edhe mbarë publikun me zërin e saj të veçantë.

Vajza nga Kosova, e cila është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës së luftës, ka arritur të shndërrohet në një nga personazhet më të përfolura shqiptare.

E njëjta është duke i shijuar sukseset e mëdha në skenën tonë muzikore falë disa këngëve, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga audienca dhe fansat e saj.

Më datë 20 nëntor 2015, artistja Ademi publikoi videoklipin “Purr”. Më datë 28 maj 2018 ajo solli bashkëpunimin me Seven Saraqin, “Lulija”. Më datë 21 korrik 2018, Melinda lansoi videoklipin “Lej”, ndërsa më 14 dhjetor 2018, ajo publikoi videoklipin “Palo”.

Më datë 30 janar 2019, këngëtarja vjen me videoklipin e “AMI”, teksa më 28 mars në po të njëjtin vit solli “Çifteli”. Në maj të vitit 2019, Melinda mori pjesë në ‘Netët E Klipit Shqiptar 2019’ me këngën “Lulija”, në bashkëpunim me Sevenin.

Më datë 12 qershor 2019, Melinda po ashtu publikoi klipin “Pika Pika”, e më 18 gusht 2019 erdhi me “A Po Don Pak”.

Reperja e njohur është pjesë e kompanisë “Panda Music”, e cila qëndron prapa çdo suksesi të Melindës dhe projektet e saj thuajse të gjitha janë hite.

Nga ana tjetër, këngëtarja në fjalë shquhet edhe për fizikun atraktiv megjithëse merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat