Pasi shijuan Europën, ish-velinat bukuroshe të pandara drejt suksesit në Amerikë!

Mediale Vip

Pasi shijuan Europën, ish-velinat bukuroshe të pandara drejt suksesit në Amerikë!

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 06:07
Anisa Mukaj dhe Briseida Mehmeti

Ish-velinat e programit “Fiks Fare”, Anisa Mukaj dhe Briseida Mehmeti ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth miqësisë së tyre 6 vjeçare.

Pas eksperiencës në programin investigativ, të dyja vajzat nisën karrierën si modele duke nënëshkruar kontrata të rëndësishme jashtë vendit, punë që forcuan edhe më tepër miqësinë mes tyre..

Gjatë sfidës së sotme në “Ftesë në 5”, Anisa zbuloi se kontrata e radhës do t’i zhvendosë në Los Angeles, atje ku janë pranuar sërish të dyja nga një kompani e njohur.

Të ngacmuara nga Bieta se si do e ruanin marrëdhënien nëse do duhej të jetonin e punonin në shtete të ndryshme, Briseida theksoi se do e merrnin gjithnjë njëra-tjetrën me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat