Nik Xhelilaj ndan foton më të ëmbël të fëmijërisë dhe i kthen të gjithë pas në kohë me këtë shkrim

Mediale Vip

Nik Xhelilaj ndan foton më të ëmbël të fëmijërisë dhe i kthen të gjithë pas në kohë me këtë shkrim

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 06:41
Nik Xhelilaj

Nik Xhelilaj është një nga emrat më të suksesshëm shqiptar, i cili ka zgjedhur që karrierën si aktor ta vazhdojë në Turqi.

Përveç shumë projekteve kinematografike të suksesshme brenda dhe jashtë vendit, Nik shënoi një tjetër kthesë në karrierë, kur u bë pjesë e kastit të aktorëve në filmin e njohur turk ‘Kryeqyteti Abdylhamit’.

Ndonëse prej kohësh ai nuk jeton më në Shqipëri, Xhelilaj është kthyer pas në kohë mbrëmjen e sotme duke publikuar një foto të shumë viteve më parë.

“Gëzuar ditën botërore të fëmijëve. Rruga Budi, pallati 72. Tiranë 1992-1993. ‘Ndihmat’”, ka shkruar Nik në foton e shkëputur nga fëmijëria e tij, i rrethuar mes shokësh dhe shoqesh.

Miqtë apo ndjekësit e aktorit kanë komentuar menjëherë në postim, duke kujtuar plot nostalgji periudhën e atyre viteve. Kujtojmë se disa vite më parë, Nik mori pjesë në disa projekte shqiptare, ndërsa më pas vendosi të largohej për në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat