Paul Walker rikthehet në filmin Fast&Furious 9?

Mediale Vip

Paul Walker rikthehet në filmin Fast&Furious 9?

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 09:47
Paul Walker

Fansat e filmit “Fast & Furious” janë kuriozë për planet e reja për të rikthyer personazhin e aktorit Paul Walker.

Këtiji të fundit iu dha një kthim emocional në ‘Furious 7’, pasi aktori vdiq në një aksident automobilistik në 2013-ën.

Por, tani është pohuar se Brian mund të kthehet në ekskluzivitet për kastin e nëntë, i cili del vitin e ardhshëm, raporton The Sun.

Në fillim të kësaj jave, gazetari Daniel Richtman ngacmoi lajmin në rrjetin social, Twitter. “Ka kaluar shumë kohë. Ata po sjellin përsëri personazhin e Paul Walker, Brian në FF9”.

Walker ka qenë pjesë e ‘Fast & Furious’ që nga fillimi, duke luajtur së bashku me Vin Diesel, si polic i infiltruar që quhej Brian O’Connor në vitin 2001.

Ata u ribashkuan më pas në filmin e vitit 2009 ‘Fast & Furious’ dhe më pas në ‘Fast Five’ të vitit 2011, ‘Fast & Furious 6’ të vitit 2013 dhe ‘Furious 7’ të vitit 2011.

Herën e fundit kur e pamë Paul Walker ishte në vitin 2015 dhe ndonëse xhirimet ishin bërë para vdekjes së aktorit, në disa pjesë prej tyre kishte ndërhyrë edhe vëllai i të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat