Neki Emra sjell këngën e re “I thua vetes nënë”

Mediale Vip

Neki Emra sjell këngën e re “I thua vetes nënë”

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 09:48
Pamje nga video

Një baladë e bukur dhe mjaft e veçantë është publikuar nga këngëtari shqiptar, Neki Emra.

“I thua vetes nanë” mban titullin kjo këngë, ndërsa vjen në versionin audio e shoqëruar me një video mjaft atraktive.

Muzikën dhe tekstin e ka bërë vet artisti Emra, kurse për orkestrimin është përkujdesur kompozitori i njohur Florent Boshnjaku.

Ndërkohë, videoklipi i është besuar produksionit “Asha Production”.

Këngën tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Nekit në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Neki përndryshe vazhdon të jetë shumë i angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat