Pamje nga brenda apartamentit të ri 25 milionësh, të këngëtarit ‘The Weeknd’

Mediale Vip

Pamje nga brenda apartamentit të ri 25 milionësh, të këngëtarit ‘The Weeknd’

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:03
The Weeknd

Këngëtari i njohur kanadez Abel Makkonen Tesfaye, që njihet me emrin artistik ‘The Weeknd’, është krijues i shumë super hiteve.

Këngëtari së fundmi është zhvendosur në një ‘Penthouse’ luksoz në Beverly Hills.

Burimet e TMZ mësojnë se ylli i këngës ‘Starboy’ ka shpenzuar 25 milionë dollarë për apartamentin luksoz në katin e fundit, i cili sipas imazheve të paraqitur vërtetë ka një vlerë të lartë.

Apartamenti përbëhet nga 4 dhoma gjumi, ndërsa është 8.215 metra katrorë.

Një pamje tejet piktoreske, e qytetit, kodrave dhe oqeanit që mund të shijohen gjithësecila përmes dritareve të mëdha që posedon vendi luksoz.

Në të përfshihen edhe palestër, shtëpi për mysafir, bar dhe shumë detaje të tjera.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat