Ndryshoi testamentin dhe u martua në privatësi? Cristiano Ronaldo zbulon të vërtetën

Mediale Vip

Ndryshoi testamentin dhe u martua në privatësi? Cristiano Ronaldo zbulon të vërtetën

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:13
Cristiano Ronaldo dhe Georgina

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka mohuar spekulimet se është martuar me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Mbrëmjen e kaluar, revista italiane "Novella 2000" deklaroi se çifti u martua në fshehtë në Marok në fillim të këtij viti. Aty thuhej se ai ndryshoi testamentin në mënyrë që "perandoria" e tij të mos prekej nëse martesa pësonte krizë.

Ky lajm pushtoi të gjitha faqet rozë në një kohë të shkurtër, gjë që nxiti reagimin e Cristianos.

Burime pranë çiftit thanë për TMZ Sports se: "Ai nuk është martuar".

Madje kur futbollisti dëgjoi lajmin e martesës në privatësi, e vetmja gjë që tha ishte: "Lajm i rremë".

Cristiano dhe Georgina janë bashkë që në vitin 2016, ndërkohë që janë prindër të një vajze, por së bashku po rrisin plot katër fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat