Mozzik tregon arsyen e ndarjes nga Loredana

Mediale Vip

Mozzik tregon arsyen e ndarjes nga Loredana

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 13:33
Mozzik dhe Loredana

Njëri prej rep-artistëve shumë të përfolur shqiptar si për jetën private dhe atë profesionale, padyshim se është Mozzik.

Artisti së fundmi ishte kryetemë e mediave si shqiptare ashtu dhe ndërkombëtare, për ndarjen nga rep-artistja gjithashtu e njohur Loredana Zefii.

Mozzik në një intervistë për “20 minuten”, ka treguar se përse është ndarë nga Loredana.

“Jemi ndarë sepse nuk funksionoi më, janë gjëra private, kjo mund të ju ndodhë të gjithëve. Koha me Loredanën ishte e shkëlqyeshme. Por ndonjëherë ka një moment të tillë në jetë, kjo është kur u ndava me Lorin. Atë do ta respektoj për një jetë të tërë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Mozzik gjithashtu ka treguar që kënga “Dhelpër dinake” nuk është dedikim për askënd pasiqë kënga është shkruar dy vjet më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat