Janë dy balerinë të suksesshëm, por Ola dhe Esdalini ua kanë ndaluar fëmijëve të merren me balet

Mediale Vip

Janë dy balerinë të suksesshëm, por Ola dhe Esdalini ua kanë ndaluar fëmijëve të merren me balet

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:38
Ola dhe Esdalini

Të ftuar sot në emisionin “Rudina”, Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani patën shumë për të rrëfyer. Si rrallëherë në një studio televizive, balerinët na treguan gjithçka që nuk dinim për jetën e tyre jashtë sallës së baletit. Shumë pak e dinë, por Ola dhe Esdalini njihen me njëri-tjetrën që prej moshës 10-vjeçare, kur të dy ndiqnin të njëjtën shkollë. Historia e tyre e dashurisë ka nisur si një lojë, në shfaqjen në teatër ‘’Hirushja’’, ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës. Pastaj u shndërrua në përrallën që të gjithë e dimë. Sot ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës 9-vjeçare, të quajtur Olesia dhe Oenit, 2 vjeç.

Edhe pse kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e baletit, Ola dhe Esdalini ua kanë ndaluar kategorikisht fëmijëve të merren me balet.

“Nuk diskutohet fare në shtëpinë tonë. S’na pëlqen fare”, -u shpreh Ola, ndërsa Esdalini shtoi:

“Ne kemi pasur një sallë baleti, para shumë vitesh, kur vajza ka qenë e vogël. Nuk kemi dashur t’ia imponojmë, duke ditur lodhjen që ka zanati ynë dhe feedback-un që merr mbrapsht. Nuk e kemi pasur qejf. Unë jo njëherë, kategorikisht. Në momentin që vajza vinte, kur bënim kurse, nuk e pranonim. Nuk donim ta ushqenim. Është profesion shumë i lodhshëm. Jemi super të kënaqur që nuk merret me këtë gjë. Le të bëhet avokate, doktoreshë, çfarë të dojë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat