Gjendet trupi i pajetë i këngëtares jugkoreane Goo Hara

Mediale Vip

Gjendet trupi i pajetë i këngëtares jugkoreane Goo Hara

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 14:21
Goo Hara

Ish-anëtarja e grupit të vajzave K-pop të Koresë së Jugut, Goo Hara, është gjetur e vdekur – njofton agjencia e lajmeve jugkoreane Yonhap duke iu referuar policisë.

Trupi i 28-vjeçares është gjetur në shtëpinë e saj në Seulin jugor. Policia nuk ishte e disponueshme menjëherë për koment.

Hara debutoi me pesë anëtaret e grupit “Kara” në vitin 2008 duke fituar simpatinë e fansave të shumtë në Japoni, Kinë dhe vende të tjera.

Pasi ndërpreu marrëveshjen me një agjenci administrimi të Koresë së Jugut, Goo Hara filloi karrierën si artiste solo në Japoni dhe mbajti një koncert atje gjatë këtij muaji, transmeton KP.

Në maj të këtij viti, ajo ishte gjetur pa vetëdije në shtëpinë e saj dhe u shtrua në spital, ndërsa më pas kishte pranuar se e ka pasur të vështirë ta kapërcejë depresionin.

Një tjetër yll i K-pop, Sulli, një ish-anëtare e grupit të vajzave f (x), e cila ishte një mike e ngushtë e Goo, gjithashtu vdiq në tetor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat