Mësuesja e Mozzik, i bashkëngjitet aksionit për ndihmë me 50 euro nga pensioni!

Mediale Vip

Mësuesja e Mozzik, i bashkëngjitet aksionit për ndihmë me 50 euro nga pensioni!

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 10:58
Mozzik

Reperi nga Kosova, Gramoz Aliu i cili njihet për publikun si Mozzik, është angazhuar në mbledhjen e fondeve dhe ndihmë edhe në terren për të prekurit nga tërmeti në zonat e Durrësit e të Thumanës, si dy nga zonat më të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Iniciativës së reperit i janë bashkuar shumë njerëz, madje edhe mësuesja e Mozzikut, e cila është paraqitur krenare me angazhimin e nxënësit të saj.

Madje ajo ka kontribuar me 50 euro, nga pensioni që mer për të ofruar një ndihmë ‘simbolike’ siç e ka quajtur ajo.

“Përshëndetje Gramoz! Më gëzon fakti që ke marë: AKCIONIN për të ndihmuar popullin e Shqipërisë me rastin e tragjedisë nga tërmeti. Mësuesja e ka përjetuar këtë tragjedi në vitin 1963 në Shkup, atëherë banonim atje. Ka qenë tërmet edhe ma i fuqishëm se i Durrësit. Nga e gjithë kjo tragjedi e ndodhur personalisht ndjej dhimbje për viktimat dhe situatën e përgjithshme që dominin në Shqipëri!
Përpos që i kam ftuar tri familje për strehim tek unë, dua që ti bashkangjitem aksionit tënd ku ndajë 50 euro nga pensioni që marr 186, mujorë. Si mund të ju ofroj këtë simbolikë deri te ju! Kënaqem që të shof me suksese. Përqafime nga mësuesja!” : ka shkruar mësuesja e tij në drejtim të Mozzik. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat