Roberti për Morenën: Babi i saj e ka rrogën e vogël, por kjo është profesoreshë!

Mediale Vip

Roberti për Morenën: Babi i saj e ka rrogën e vogël, por kjo është profesoreshë!

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:29
Robert Berisha

Këngëtari shqiptar, Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” bashkë edhe me disa artistë të tjerë.

Në pjesën e lojës ku atij i duhet të zgjedhë një prej personazheve për t’u martuar nisë të komentojë të gjitha bukuroshet e estradës që i shfaqen në ekran, shkruan Insajderi.

Por ajo që ka bërë përshtypje ka qenë deklarata e tij edhe për modelen që ia mbanë vetes edhe si këngëtare, Morena Taraku.

Kjo e fundit komentohet me të madhe për jetën luksoze, ndonëse nuk është një person që ka të ardhura nga ndonjë punë që bënë, as nga muzika pasi që nuk është parë të performojë ndokund.

Deklaratat e saj shpesh herë janë bërë krye-temë e mediave rozë, në veçanti ato kur ka treguar se financues kryesorë e ka babin e saj.

E një fakt të tillë gjatë lojës që po luhej në emision e ka përmendur edhe moderatorja, Luana Vjollca e cila i drejtohet Robert Berishës me “edhe e ka babin me lek shumë”.

Këto deklarata të këngëtares nuk duket t’ia kenë mbushur syrin këngëtarit, Robert Berisha pasi që ky nuk beson që babai i Tarakut është aq i pasur, duke marrë parasysh se ushtron profesionin e profesorit, e që sipas tij nuk është që paguhet aq shumë.

Ajo çka e bënë të veçantë Tarakun pos mbiemrit të saj me një kuptim jo fortë të mirë në Kosovë, Berisha thotë të jetë edhe profesioni i saj prej profesoreshe.

Se ku ka dashur të dal këngëtari shqiptar nga Kosova, nuk dihet, por që nuk është një gjë fort e pëlqyer ajo që po i sillej në mendje e tregon më mirë buzëqeshja e tij e ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat