Eni Koçi: Ku mbetën gjithë ato personazhe, që reklamojnë jetë luksoze?

Mediale Vip

Eni Koçi: Ku mbetën gjithë ato personazhe, që reklamojnë jetë luksoze?

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:56
Eni Koçi

Këngëtarja shqiptare Eni Koçi, është shfaqur së bashku me të dashurin Genc Prelvukaj duke shkuar të ndihmojë popullatën nëpër zonat më të prekura nga tërmeti.

Ajo ka pasur një kritikë ndaj gjithë atyre personazheve të Instagramit, që paraqesin jetë luksoze dhe gjitha bizneseve të mëdha.

Eni ka pyetur se ku kanë mbetur tani, në këto ditë të vështira ata.

“Një gjë nuk po e kuptoj… Ku mbetën gjithë ato personazhe të njohura në Instagram që reklamojnë jetë luksoze apo gjithë ato biznese të mëdha… Ku mbetën në këto ditë që vërtetë populli ka nevojë? Dini gjë? Të dimë në rast se ata kanë nevojë për ne, ti ndihmojmë ne ata.” , ka përfunduar ajo në ironizimin ndaj atyre që janë ‘zhdukur’ në këto momente të  vështira.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat