Geti dhe Majk bëjnë gjestin bujar për të prekurit nga tragjedia në Shqipëri

Mediale Vip

Geti dhe Majk bëjnë gjestin bujar për të prekurit nga tragjedia në Shqipëri

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:36
Geti dhe Majk

Vazhdon ndihma e shqiptarëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Getoar Selimi dhe Majk gjatë këtyre ditëve kishin anuluar koncertet si shenjë solidarizimi me banorët e shqipërisë.

Por, përmes një postimi, Geti ka bërë të ditur se ai dhe Majk nga sot vazhdojnë me koncerte dhe nga secila performancë do të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Mbështetja jonë për rastet në nevojë nuk ka rreshtur asnjëherë. Situatën e tanishme në atdheun tonë e bashkëndjejmë sikur secili shqiptar, kudo që është. Ditët e fundit nuk kemi performuar, si shenjë solidarizimi me dhimbjen e të gjithë neve. Nga sot vazhdojmë me performancat tona dhe nga secila performancë e këtyre ditëve, sikur çdo herë tjetër, do të ndajmë kontribut për të gjithë vëllezërit e motrat në nevojë nga fatkeqësia e fundit! Geasy & Majk”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, ende është duke vazhduar kërkimi për të mbeturit nën rrënoja në Durrës dhe Thumanë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat