Rita Ora deklaron se do të ndërtojë shumë shtëpi në Shqipëri, tashmë e ka përzgjedhur një familje

Mediale Vip

Rita Ora deklaron se do të ndërtojë shumë shtëpi në Shqipëri, tashmë e ka përzgjedhur një familje

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 22:03
Rita Ora

Edhe Rita Ora do të japë ndihmën e saj për Shqipërinë.

Rita Ora përmes një statusi, ka bërë të ditur se ka përzgjedhur një familje për t’ia ndërtuar shtëpinë.

Këtë përzgjedhje, ajo e bëri nga konsulta me Erion Veliajn, ndërsa thotë se do të vazhdojë edhe me familje tjera.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I RITËS, PA NDËRHYRJE:

“Urime Dita e Flamurit Shqipëri!!! Kam festuar ditëlindjen dhe ditëve të fundit kam menduar rreth asaj se cila është gjëja e duhur për ta bërë. Bashkë me Erion Veliajn kemi vendosur të përzgjedhim një familje për t’ia rindërtuar shtëpinë pas shkatërrimit nga tërmeti në Shqipëri.

Erioni është lider i vërtetë dhe me të vërtetë respektoj udhëzimin e tij për të më udhëzuar një shembull. Sugjeroj që kush të mundet, ju lutem të gjeni një familje ose bamirës ose një mënyrë për të ndihmuar rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që unë kam zgjedhur është familja Sala dhe do të vazhdojmë me shumë familje tjera që kanv nevojë për ndihmën tonë- ju lutem klikoni në linkun në bio-n time për ta bërë të njëjtën gjë, të gjithë dashurinë dhe lutjet e mija për ata që janë të prekur. Me gjithë dashurinë time, Rita”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania. Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita ??

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat