Fifi tregon se a do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Fifi tregon se a do të marrë pjesë në “Kënga Magjike”

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:25
Fifi

Fifi ka folur rreth pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”.

Këto ditë kur Shqipëria po përballet me një situatë të rëndë, shumë artistë kanë anuluar koncertet.

Por, festivali “Kënga Magjike” nuk është anuluar dhe kjo për një arsye të fortë.

Ardit Gjebrea njoftoi se me paratë e biletave do të ndërohet shtëpia e një familjeje të prekur nga tërmeti, në Thumanë.

Këngëtarja Fifi përmes një postimi në Instagram konfirmoi pjesëmarrjen, duke thënë se “Së bahsku mund të ndërtojmë një strehë për dikë”.

“Une jam artiste dhe si e tille i kam shfrytezu ne maksimum rrjetet e mia sociale per te ndihmu dhe informu njerzit per ti lokalizu, akomodu, me u nis ndihmat neper vendet adekuate dhe te dorzohen direkt neper njerezit e prekur nga ky rast . Uroje te kem sherbyer sado pak . Kete vit marr pjese te @kengamagjikeofficial dhe se bashku mund te ndertojme nje strehe dikuj . @arditgjebrea bashke me stafin e festivalit kane vendos qe me te ardhurat e biletave qe do shiten per netet live do ndertohet shtepi per njeren nga familjet e prekura  #kendojpertendertuar“, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Besa Kokëdhima në shenjë solidarizimi me të prekurit e tërmetit, u tërhoq nga gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat