“Mbas këtyre ditëve të errëta”, Olsi Bylyku i bashkohet nismës krah artistëve të tjerë në ‘Kënga Magjike’

Mediale Vip

“Mbas këtyre ditëve të errëta”, Olsi Bylyku i bashkohet nismës krah artistëve të tjerë në ‘Kënga Magjike’

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 09:09
Olsi Bylyku

Ditët e kësaj jave kanë qenë mjaft të vështira për të gjithë njerëzit për shkak të tërmeteve të shumta në vend.

Së fundmi Ardit Gjebrea dhe gjithë artistët pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike 2019’ vendosën që të ardhurat e koncertit të këtij viti të shkojnë për ndërtimin e një shtëpie të re në një nga familjet e dëmtuara në Thumanë. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbështetur këtë nismë, duke shkruar edhe fjalët më të ndjera në këto ditë kaq delikate.

I fundit që ka zgjedhur të shkruajë për këtë moment ka qenë aktori i humorit, Olsi Bylyku, i cili këtë vit konkurron me këngën me titull ‘Ma kthe’.

“E mbas vdekjes ka jetë. Me zemër e shpirt po dhuroj çdo gjë personale e ndihem akoma më mirë që tani mund të ndihmojmë dhe në hapësira të tjera. Me të gjithë të ardhurat e biletave të ‘Këngës Magjike’ do të ndërtojmë shtëpinë e një familje. Mbas këtyre ditëve të errëta, kjo është e vetmja gjë që të bën të performosh i fortë”, ka shkruar Olsi bashkangjitur postit të tij më të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se ‘Kënga Magjike’ do të nisë netët live në ditët e para të muajit dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat