Do të shtyhet Kënga Magjike? Flet Ardit Gjebrea

Mediale Vip

Do të shtyhet Kënga Magjike? Flet Ardit Gjebrea

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:43
Ardit Gjebrea

Në këtë kohë të vështirë që po kalon Shqipëria, shumë programe janë shtyrë dhe nuk do të transmetohen në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Në pikëpyetje ishte “Kënga Magjike 2019” e cila dy gjysmëfinalet do t’i ketë më datë 4 dhe 5 dhjetor, ndërkohë finalja e madhe është më datë 7 dhjetor. Producenti dhe drejtuesi i këtij festivali, Ardit Gjebrea, ka reaguar përmes një statusi në Instagram ku ka treguar se nuk do te shtyhet Kënga Magjike. Madje, ai ka menduar një gjest human për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Me të ardhurat e biletave të festivalit do të ndërtohet shtëpia e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet të hidhet në tokë.

“#kendojpertendertuar

Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë, shkruan classlifstyle. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!

Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.

#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”,-shkruan Arditi në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat