Stresi: Qoftë i mallkuar kush thyen besën e shqiptarit

Mediale Vip

Stresi: Qoftë i mallkuar kush thyen besën e shqiptarit

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:24
Stresi

Stresi i është falënderuar të gjithë personave që dhanë kontribut për familjet që u prekën nga tragjedia e 26 nëntorit.

Tërmeti i cili goditi Shqipërinë javën e kaluar përveç viktimave ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, por ky moment i kqe po tejkalohet falë ndihmave që vullnetarët po bëjnë.

Fundmi Stresi ka shkruar një postim për githë këta njerëz të cilët pa thënë ‘ditë natë’ qëndruan pranë vëllexërve të tyre dhe ndihmuan ata me gjithçka që kishin.

“Spo du me u ngushllu po me dor ne zemer e me besen e shqiptarit qe mos e thefshim kurre ket bes e kush e then besen perjet qoft i mallkum. une personalisht Arkimed Lushaj Stresi Dua te falenderoj te gjithe vllezerit motrat nenat tona baballaret qe u bon pjes e dhimbjes tone dhe udhetuan shum gjate me na ardh ne ndihme”, shkroi Stresi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat