Nesër publikohet dueti mes Gold Ag dhe Shyhrete Behlulit

Mediale Vip

Nesër publikohet dueti mes Gold Ag dhe Shyhrete Behlulit

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:08
Shyhrete Behluli dhe Gold AG

Gold Ag ka konfirmuar se nesër do lëshohet kënga përkushtuar heroit Adem Jashari.

Gold Ag dhe Shyhrete Behluli kanë punuar së bashku për projektin e ri muzikor i cili do jetë një përkushtim për heroin kombëtar Adem Jashari.

Punimet e këngës kanë përfunduar javë më parë dhe ishte planifikuar të publikohet më 27 nëntor, por për shkak të tërmetit këngëtarët kishin anuluar lansimin.

Ndërsa tani me një postim të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram, Gold Ag ka konfirmuar se nesër nga 14:00 do të publikohet bashkëpunimi me Shyhrete Behlulin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat