Bebe Rexha në përkrahje të popullit shqiptar, sot vjen në Shqipëri

Mediale Vip

Bebe Rexha në përkrahje të popullit shqiptar, sot vjen në Shqipëri

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 12:52
Bleta Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleta Rexha, e cila njihet për publikun si Bebe Rexha, është një këngëtare mjaft e njohur dhe e pëlqyer për publikun gjithandej nëpër botë.

Me këngët e saj ajo ka fituar miliona fansa teksa me krenari e ka pranuar prejardhjen e saj shqiptare në secilin rast.

Ajo për Zërin e Amerikës, ka bërë të ditur se sot do të vijë në Shqipëri, siç edhe kishte paralajmëruar, në mbështetje të të prekurve nga tërmeti.

Kujtojmë që ajo me iniciativën e saj, deri tani ka mbledhur mbi 80 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat