Nis rindërtimi i shtëpisë së familjes që mori përsipër Rita Ora pas tërmeteve

Mediale Vip

Nis rindërtimi i shtëpisë së familjes që mori përsipër Rita Ora pas tërmeteve

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:13
Rita Ora

Rita Ora ka përgjedhur një familje për t’ia rindërtuar shtëpinë pas tërmeteve në Shqipëri.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë kontributin e saj pas tërmeteve në Shqipëri.

Ajo përzgjodhi një familje për t’ia rindëruar shtëpinë dhe tani më puna veçse ka filluar.

Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili e ka falënderuar publikisht këngëtaren kosovare.

“Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce! Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë @ritaora. 
Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord”, ka shkruar Veliaj në Instagram.

Ishte edhe Rita ajo e cila ka reaguar nëpërmjet një postimi ku i ka falënderuar të gjithë ata që po japin kontributin e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat