Matt Damon viziton mikun e fëmijërisë Affleck, pas problemeve të Ben me ish-bashkëshorten

Mediale Vip

Matt Damon viziton mikun e fëmijërisë Affleck, pas problemeve të Ben me ish-bashkëshorten

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:50
Matt Damon dhe

Dy shokët e fëmijërisë, Matt Damon dhe Ben Affleck, do të ribashkohen në realizimin e dramës mesjetare, “The Last Duel”.

Kështu që gjatë të shtunës, Damon është fotografuar teksa e kishte vizituar shtëpinë e Affleckut në lagjen Brentwood të Los Angelesit.

Vizita e fundjavës ka ardhur vetëm një ditë, pasi Ben kishte pasur një zënkë serioze me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.

Matt mbante në dorë disa skripte, prandaj besohet se vizita ka qenë për punë, në kompletimin e skenarit të filmit dhe përpunimin e roleve.

Megjithatë, nuk ka dyshim se Damon e ka mbështetur mikun e tij për ta tejkaluar situatën me ish-bashkëshorten, me të cilën kishin pasur një zënkë shpërthyese jashtë shtëpisë dhe ishin fotografuar nga paparacit.

Drama e re do të xhirohet me regji të Ridley Scott, ndërsa krahas roleve të tyre, aktorët e kanë shkruar edhe skenarin (e bazuar në librin e Eric Jager) së bashku me Nicole Holofcener.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat