Katie Holmes: Te vetja pëlqej më së shumti optimizmin

Mediale Vip

Katie Holmes: Te vetja pëlqej më së shumti optimizmin

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:20
Katie Holmes

Katie Holmes ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave për divorcin e saj nga Tom Cruise, dhe një kohë ishte në lidhje sekrete me Jamie Foxx.

Sot, ajo është vetëm, e përkushtuar për një drejtim të ri në karrierë. Në një intervistë për revistën amerikane ‘Shape’, ajo zbulon se është e lumtur, e fortë dhe e gatshme për çdo sfidë.

“Ushtroj katër herë në javë. Diversiteti është çelësi, përndryshe jam e mërzitur. Më pëlqen shumë biçikleta, boksi, joga dhe ndonjëherë shkoj në klasa vallëzimi. Kam biçikleta në shtëpi, kështu që punoj edhe në shtëpi nëse nuk mund të shkoj në palestër për shkak të detyrimeve. Duke ushtruar, unë i hedh të gjitha dhe marr forcë për të punuar”, shprehet aktorja.

Në fillim të dhjetorit, filmi i saj i ri “Brahms: The Boy II”, mbërrin në kinema. Ajo nuk është një fanse e filmave të frikshëm, por thotë se e priste me padurim këtë projekt.

“Unë luaj rolin një gruaje, e cila është e frikësuar se kukulla djallëzore po merr nën kontroll fëmijën e saj. A nuk ndien çdo prind frikë të njëjtë nga kontrolli i fëmijës së tyre? Për mua, ky rol është një metaforë për këtë”, pohon aktorja e njohura.

Por roli i saj i preferuar është akoma roli i nënës së saj, vajzës 13-vjeçare Suri, të cilën e lindi kur u martua me aktorin Tom Cruise.

“Jam e bekuar që kam një vajzë kaq të veçantë. Të jesh nëna e saj është absolutisht dhurata dhe privilegji më i madh”, shprehet Holmes, e cila shton se te vetja e saj më së shumti i pëlqen optimizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat