Flori Mumajesi rikthehet në “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Flori Mumajesi rikthehet në “Kënga Magjike”

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:05
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi e ka dhënë lajmin e mirë.

Këngëtari Flori Mumajesi po rikthehet në “Kënga Magjike” por kësaj radhe jo si konkurrent.

Meqë pak ditë më parë, u bë e ditur se të ardhurat nga biletat e shitura për “Kënga Magjike” do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caca në Thumanë edhe Flori ka dashur të jetë i pranishëm që ta jap sado pak kontributin e tij.

E mërkura sjell natën e parë të nisjes së këtij edicioni, e këngëtarët garues, performanca e të cilëve tashmë u kthye në një nismë, nuk do të jenë vetëm.

Flori Mumajesi është aty jo si konkurrent por për të performuar një prej këngëve të tij.

“Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë. Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës”, ka shkruar ai në Instagram.

Kujtojmë se Flori ishte fituesi i edicionit të kaluar me këngën “Plas”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat