Grimieri i njohur blen varësen me shqiponjë dhe tregon historinë që fshihet pas saj

Mediale Vip

Grimieri i njohur blen varësen me shqiponjë dhe tregon historinë që fshihet pas saj

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:13
Mario Dedivanovic

Grimieri i njohur me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, ka zbuluar së fundmi dhuratën e vetme luksoze që i ka bërë vetes.

Ajo është një varëse floriri me stemën e shqiponjës, për të cilën fillimisht ka hezituar, por ishte vëllai i tij që e bindi ta blinte.

“E para bizhuteri që i kam dhuruar vetes. I kam dhuruar të tjerve disa herë, por vetes kurrë. Po ecja në qendër tregtare me babin dhe vëllain për t’i gjetur babait një pallto dimri dhe me cep syri pashë këtë varëse që shkëlqente.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

First piece of jewelry I’ve ever gifted myself ♥️?? I’ve gifted others jewelry many times but never myself. I was walking through the mall the other day with my brother and father to find my dad a winter coat and I saw this sparkling through a window from the corner of my eyes and my brother told me to go inside and look at it. I said no way but he pushed me in. He said “bro, you been working so hard since you were 12 years old and you’ve never bought yourself a piece of jewelry. You need to get this” I said No I don’t need to get it but I think I really want it and I know I deserve it. It rests on my heart now ❤️ I also donated the equal amount of the necklace to help the families effected by the earthquake in Albania ?? I guess my point is to Love yourself and treat yourself equally as well as you do others. ?? Life is beautiful and I’m so happy to start living it xo

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

Vëllai më tha të shkoja brenda ta shihja, por unë i thashë që jo, por ai më shty brenda dhe tha: “Vëlla ke punuar kaq fort që kur ke qenë 12 vjeç dhe kurrë si ke blerë vetes një bizhuteri. Duhet ta marrësh këtë”. Unë i thashë: “Jo, nuk duhet por mendoj që e dua dhe e meritoj”.

Pushon në zemrën time tani. Unë gjithashtu dhurova të njëjtën shumë si të varëses për të ndihmuar familjet që u prekën nga tërmeti në Shqipëri. Ajo që dua të them është se duhet ta duash dhe trajtosh veten njësoj siç bën me të tjerët. Jeta është e bukur dhe unë jam kaq i lumtur të filloj ta jetoj”, shkruan Mario. Ai ka marrë menjëherë komente mjaft pozitive, që e vlerësojnë për atë që ka shkruar dhe atë që ka bërë për shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat