Sandra Bullock, në pallton më të popullarizuar të sezonit: Të gjithë kanë kthyer shikimin nga ajo!

Mediale Vip

Sandra Bullock, në pallton më të popullarizuar të sezonit: Të gjithë kanë kthyer shikimin nga ajo!

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:44
Sandra Bullock

Sandra Bullock (55) është fotografuar në veshje relaksuese derisa ka dalë nga një kafene ku ka blerë kafe që e ka marrë me vete

Aktorja e Hollywoodit për shëtitjen e mëngjesit ka veshur gete dhe fanellë të zakonshme ngjyrë të zezë, ndërsa këtë veshje të rehatshme e ka plotësuar me pallton e modelit midi ngjyrë qumështi.

Fjala është për një ndër modelet më të popullarizuara të palltos viteve të fundit e cila është aq e rehatshme dhe elegante sa që të gjitha po çmenden pas saj.

Kjo pallto do t’ju mbrojë edhe nga reshjet atmosferike duke pasur parasysh që ka kapuç, ndërkaq ajo që është karakteristike janë edhe xhepat parë të mëdhenj.

Veshjen e ka rrumbullakuar me syze dielli dhe qafore efektive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat