Bebe Rexha zbulon kujt do i dhurojë strehën e parë, nuk harron gjestin prekës që bënë

Mediale Vip

Bebe Rexha zbulon kujt do i dhurojë strehën e parë, nuk harron gjestin prekës që bënë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 16:03
Bebe Rexha

Bebe Rexha është një prej artisteve më të famshme në botë, e cila është prekur shumë nga tragjedia që ka shkaktuar tërmeti në Shqipëri. Për këtë arsye, ajo hapi një llogari online ku ndjekësit mund të dhuronin para dhe të ndërtonin shtëpitë e të prekurve.

Pasi vizitoi fshatin Bubq, këngëtarja tregoi se familja e parë të cilëve do i dhurojë strehë është Musa.

Ajo pa nga afër gjendjen e shtëpisë së tyre dhe me anë të një postimi në Instagram tregoi gjestin prekës që bënë familjarët për ti shprehur mirënjohje.

"Kur takova familjen Musa, nuk kishin shumë për të më dhënë prandaj më dhanë një portokall. Kjo është për të gjithë ata që kanë dhuruar për familjen Musa. Do ju përditësojmë për shtëpinë e re që do ndërtojmë", tha këngëtarja.

Bebe ka premtuar se do ndërtojë dy shtëpi, prandaj mbetet për tu parë se cila do jetë familja e dytë që do ketë një strehë falë fansave të saj. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat