Ardian Bujupi po vazhdon me rritëm të lartë të sjellë risi në skenën muzikore.
Ardian Bujupi javën që shkoi publikoi këngën e fundit ‘Eine Nacht’, por ai tani ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do sjellë edhe tre këngë të reja.
Këngëtari njoftimin e bëri përmes një postimi në Instagram, ku shkruan “Të enjten publikohen tre këngën të reja”.
Kujtojmë se Bujupi gjatë kësaj vere kishte punuar edhe për albumin e tij i cili mban titullin ‘Rahat’ dhe u publikua pak muaj më parë.